Muki.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muki.Tk

Welcome To Muki Forum's
 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi    

 

 Gjellera !!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
LEO




Numri i postimeve : 180
Registration date : 04/10/2007

Gjellera !! Empty
MesazhTitulli: Gjellera !!   Gjellera !! Icon_minitimeWed Oct 17, 2007 12:30 pm

Musaka me patate

Patatet me madhėsi mesatare qėrohen, lahen dhe priten nė feta tė rrumbullakta, me trashėsi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa tė krijohet njė kore e lehtė. Qepa e prerė nė formė gjysmėrrethi skuqet me yndyrė nė zjarr tė ngadalshėm nė menyrė qė tė mos digjet, por tė zbutet. Kėtu hidhen domate tė qėruara nė copa kubike, pak salcė, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripė, piper flete dafine. Nė tavėn e lyer me yndyrė shtrohet njė shtresė patatesh tė skuqura, mbi to gjysma e qepės, pėrsėri nje shtresė tjetėr patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepės. Mbi kėto prapė shtrohet njė pjesė patatesh. Nė njė enė kaurdiset miell me pak gjalpė, shuhet me gjumėsht, pėrzihet mirė derisa tė marrė valė, hidhet kripė dhe lihet masa tė trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezė. Salca e pėrgatitur hidhet mbi musakanė, spėrkatet me gjalpė dhe djathė kaēkavall. Tava vihet nė furrė pėr tu pjekur pėr 30 minuta.
Pėr 4-5 persona duhen: Patate 1 kg, qepė 5-6 kokrra mesatare, yndyrė 3-4 filxhanė kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugė gjelle salce, kripė, piper, dafinė.
Pėr salcėn e bardhė duhen: Gjalpė 1 lugė gjelle, miell 1 lugė gjelle, qumėsht 1 gote ēaji, vezė 1 kokėrr, kaēkavall ose djathė tė thėrmuar njė lugė gjelle
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
LEO




Numri i postimeve : 180
Registration date : 04/10/2007

Gjellera !! Empty
MesazhTitulli: Re: Gjellera !!   Gjellera !! Icon_minitimeWed Oct 17, 2007 12:31 pm

Tave me patellxhane e kungulleshka

Nevoiten:2 patellxhane te prere ne katrore,2 kungulleshka te prera,dhe 2 speca dollma,1 qepe dhe nje hudher te grire imet,2 domate te medha te prera ne feta dhe te kulluara nga lengu,gjysme luge rigon,kripe dhe piper sipas nevojes.

Perzieni te gjitha perimet ne nje ene te madhe dhe zieni te mbuluar rreth 20 min.,e pastaj ua hiqni kapakun dhe i lini te ziejne edhe rreth 15 min.,ne zjarr mesatar duke i tundur ngapak.
Menyra tjeter e pergatitjes eshte qitja ne tave ose tepsi dhe pjekja ne furre ne 180 grade celzius rreth 1 ore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
LEO




Numri i postimeve : 180
Registration date : 04/10/2007

Gjellera !! Empty
MesazhTitulli: Re: Gjellera !!   Gjellera !! Icon_minitimeWed Oct 17, 2007 12:32 pm

Patate me arra

Nevoiten:5 patate te medha,1 qepe e grire imet,1 luge arra te bluara,kripe,piper dhe 1 gote qumesht(me pak ose me shume).

Qeroni patatet dhe preni ne rathe sa me holle.Renditni ne radhe ne tepsi te lyer me yndyre dhe siper u qitni qepet e grira imte,arrat e bluara,kripe e piper.Ulini me qumesht dhe futni ne furre te nxehte,ne temp.180 grade celzius ku duhet te piqen rreth 1 ore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
LEO




Numri i postimeve : 180
Registration date : 04/10/2007

Gjellera !! Empty
MesazhTitulli: Re: Gjellera !!   Gjellera !! Icon_minitimeWed Oct 17, 2007 12:33 pm

SPECA DHE DOMATE TE MBUSHURA

1 kg speca
½ kg domate
1 kokėr qepė
¼ mish tė grirė
piper tė zi (1 lugė kafeje)
3 lugė vaj
1 tufė majdanoz
½ gotė uji me oriz kripė, sipas dėshirės.

Merret qepa e grire e skuq me mishen e grire dhe 3 luge gjelle me vaj. U hedh 1 luge salce dhe piperi i zi. Pastaj i hidhet ½ gote uje, sa te shteroje uji. Ne fund i hidhet tufa majdanozit e grire. Specave i u hiqet bishti dhe pritet kapaku. Iu hiqen farat, kurse domateve pasi iu pritet kapaku iu hiqet e brendeshmija (e cila i hidhet e grire gjelles) qe do te pergatitet per t'i mbushur. Pasi vendosen ne tave i u hidhet pak kripe siper tyre dhe me i sperkat pak me vaj. I hedhim taves 1 gote uje. Per pjkjen duhet par rreth 20 minutave.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
LEO




Numri i postimeve : 180
Registration date : 04/10/2007

Gjellera !! Empty
MesazhTitulli: Re: Gjellera !!   Gjellera !! Icon_minitimeWed Oct 17, 2007 12:41 pm

Spagetti me speca

Perberesit per 4 persona: • 280 gr. spaghetti; • 3 domate; • 1 spec i kuq dhe 1 i verdhe; • 1 luge mustarde; • 2 luge vaj ulliri; • 1 limon; • disa flete borzilok; • kripe.

Pregatitja: Lani domatet dhe futini ne uje te nxehte per disa minuta. Hiqini lekuren dhe tulin ndajeni ne cop ate vogla. Lani specat dhe piqini per disa minuta ne zjarr, eliminoni lekuren e tyre te jashtme, hiqni farat dhe bishtat dhe pritini ne kuba te vegjel. Ne nje ene perzjeni lengun e limonit me kripen, po aty shtoni vajin e ullirit dhe mustarden. Zjeni makaronat, kullojini dhe me pas vendosini ne enen ku do t’i servirni. Aty shtoni domatet dhe specat, si dhe salcen e pregatitur. Me pas zbukurojini me fletet e borzilokut dhe sherbejeni.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Gjellera !! Empty
MesazhTitulli: Re: Gjellera !!   Gjellera !! Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Gjellera !!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Muki.Tk :: KULTURA :: Kuzhina & Gatimi-
Kėrce tek: